Vlorë, reshje intensive në orët në vijim – Bashkia apelon për kujdes dhe shmangie parkimesh në zonat me rrezik
Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu me intensitet të lartë. Bashkia e Vlorës bën thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke kërkuar që të shmanget parkimi i automjeteve në zonat me rrezik përmbytjeje, si: Albano & Romina, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, dhe te dykalimshi në Skelë.
Grupet e Ujësjellës Kanalizime dhe të Bashkisë së Vlorës do të jenë në terren për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, duke ndërhyrë sipas nevojës për të minimizuar efektet e reshjeve.
Në rast të problematikave të shkaktuara nga reshjet, qytetarët mund të kontaktojnë autoritetet për ndihmë në numrat emergjentë 127, 128, dhe 129 ose përmes rrjeteve sociale në faqet zyrtare të Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe Bashkia Vlorë.