KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Tragjike – Humb jetën në spital edhe i plagosuri i dytë nga aksidenti në Panaja

Ka ndërruar jetë në spital rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, Artan Muho, personi që mbeti i plagosur nga aksidenti i ditës së djeshme në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Artan Muho ishte pasagjer në kamionçinën që drejtohej nga Alfred Hasani, 62 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, pasi u godit nga një automjet me dy italianë, duke bërë që të përplasej me barrierat mbrojtëse. Muho u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
Alfred Hasani

Aksidenti u regjistrua rreth orës 14:15 dje, ku kamionçina u godit nga pas nga një automjet tip “Dacia” me targa AA408XY me drejtuese 28-vjeçaren italiane, Angela Tanzillo. Kjo e fundit është shoqëruar për në komisariat.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si pasojë e goditjes, shoferi i kamionçinës humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse. 

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button