Vlorë/ Trupa e Ndërhyrjes Teknike Ndihmon në Aksidentin Rrugor në Kryqëzimin e Tragjasit
Vlorë, 27 Korrik 2024 – Trupa e Ndërhyrjes Teknike ka ndërhyrë dhe ka dhënë ndihmën e parë në një aksident rrugor në kryqëzimin e Tragjasit.
Sot, në aksin rrugor Dukat-Babicë, në rrugën e Bypass-it, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tragjasit”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përplasur me automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin V. Ç., dhe me pasagjere shtetasen D. A., e cila ka mbetur e bllokuar brenda automjetit.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi TNT i planizuar në këtë aks rrugor, i cili, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, ka përdorur pajisjet përkatëse për këto ndërhyrje. Ata kanë arritur të nxjerrin shtetasen e dëmtuar dhe drejtuesin e mjetit “Peugeot”, duke i dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimit mjekësor.
Pasagjerja e dëmtuar është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.