AKTUALITETKRONIKËLAJMELAJMI FUNDIT

VLORË/ “U gjet në vatrën e zjarrit”, humb jetën një person si pasojë e flakëve në një banesë.


Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë private në qendër të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në këtë banesë, e cila është shumë e vjetër. Menjëherë u vumë në dispozicion të ngjarjes me të gjitha forcat dhe mjetet. Kur erdhëm në vendin e ngjarjes konstatuam se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, pasi flakët kishin dalë mbi çati.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”


Me veprimet tona të shpejta bëmë të mundur fillimisht izolimin e flakëve dhe pastaj u futëm brenda sepse na thanë që ndodhej një person brenda banesës. U futëm brenda dhe konstatuam se persona ka ndërruar jetë pasi është ndodhur në mes të vatrës së zjarrit. Ndoshta ka qenë moshë e madhe dhe nuk ka pasur mundësi të dilte nga banesa. Besoj se shkak do ketë qenë përdorimi i ndonjë ngrohësje” tha një punonjës i shërimit zjarrfikës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button