Vlorë/ Vajzat përleshen në mes të rrugës, 3 kundra 1! Qytetari ndalon makinën e ndërhyn për t’i ndarë pasi një djali hoqi dorë dhe u largua

ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur një natë më parë në mes të rrugës në qytetin e Vlorës.
Një grup vajzash u përleshën me njëra tjetrën. Pavarësisht se një djalë mundohet të ndërhyjë për të ndaluar sherrin me 4 të rejave, situata i del jashtë kontrollit, ose ai thjesht heq dorë dhe largohet pasi ato e shtyjnë.
Ende nuk dihen shkaqet që konflikti i tyre agravoi deri në dhunë fizike, ku në fillim nisi mes dy vajzave, më pas 3 vajza të tjera i shkuan në ndihmë shoqes së tyre për të dhunuar kundërshtaren.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv në vendngjarje është edhe një tjetër vajzë veshur me të bardha, por mesa duket ajo pëlqen që të rrijë e distancuar dhe vetëm të shoh konfliktin.
Vetëm falë ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe arrin t’i ndajë, situata vihet në kontroll. Pas kësaj të rejat shkojnë secila në makinat e tyre, teksa vazhdojnë t’i hedhin fjalë njëra-tjetrës.