KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 37-vjeçari nga Selenica

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, ku 37-vjeçari dyshohet se u qëllua në kofshën e majtë nga një pistoletë që e mbante pa leje. Arma e zjarrit, e shoqëruar me 16 fishekë, u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

S. M. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button