AKTUALITET

Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.


Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor L. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 32 vjeç, banues në Ksamil, pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën Sarandë-Ksamil, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi si dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button