KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë/ Zbardhet vrasja në Gjorm, autori dyshohet se është kushëriri i viktimës
Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Dalan Alliaj, pronar i “Servis Allidagu” në Levan të Fierit.
Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i krimit është Bertiln Alliaj, kushëriri i viktimës.
Pas kryerjes së vrasjes, Bertiln Alliaj është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.
Forcat e Policisë së Vlorës po vijojnë kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.




