KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Zbulohet apartament ku ushtrohej prostitucioni, shpallet në kërkim organizatorja kineze

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion, duke zbuluar një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë” ku zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i operacionit, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasja kineze M. Y., 36 vjeçe, e dyshuar si organizatore dhe e akuzuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetase të tjera kineze, Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të dyshuara për “Ushtrim prostitucioni”, pasi kryenin këtë aktivitet kundrejt pagesës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në momentin e ndërhyrjes, në ambientet ku ushtrohej prostitucioni u konstatuan edhe dy shtetas në rolin e klientëve, A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, të cilët po ashtu u proceduan penalisht.

Reklama në FieriWeb

Policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e organizatores, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button