Vlorë – Zbulohet një rast i basteve sportive në një lokal, vihet në pranga një organizator, një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive, në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”.
Në pranga ra shtetasi J. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xh. Ll., 41 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë, është shpallur në kërkim. Të dy dyshohen se organizonin aktivitetin e paligjshëm në ambientet e lokalit përmes kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike.
Po ashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë F. Ç., 21 vjeç, kamarier në lokal, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.
Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi disa kompjuterë dhe telefona të përdorur për organizimin e basteve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.