KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Zjarr i qëllimshëm në një mobilieri, digjet kati i parë i objektit – pronari: “Hera e dytë që më ndodh, nuk kam konflikt me askënd”

Një zjarr i qëllimshëm përfshiu në orët e para të mëngjesit një mobilieri në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, kur një person i maskuar, i filmuar nga kamerat e sigurisë, i është afruar godinës, ka thyer xhamin e derës me një çekiç dhe më pas ka hedhur benzinë, duke i vënë flakën objektit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa flakët janë vënë re nga një fqinj, i cili ka njoftuar pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por kati i parë i mobilierisë ishte tashmë i përfshirë plotësisht nga zjarri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të shuajnë flakët, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia ka rrethuar zonën dhe ka sekuestruar pamjet filmike për identifikimin e autorit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në një prononcim për mediat, pronari i mobilierisë, Eduart Aliko, u shpreh se nuk ka konflikte personale apo biznesi:

Reklama në FieriWeb

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. As me konkurrencën nuk besoj të kem probleme. Ia lë drejtësisë ta zbardhë këtë ngjarje dhe të kapë autorin.”

Sipas tij, kjo është hera e dytë që biznesi i tij përfshihet nga një zjarr i qëllimshëm. “Hera e parë më shkaktoi dëme prej 5 milionë lekësh, kësaj here dëmet arrijnë në rreth 3 milionë lekë të reja,” shtoi ai.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit vijojnë.

Related Articles

Back to top button