KRONIKËSTAR CHANNEL

Vodhën një automjet në një garazh, arrestohet 20-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar  një 20-vjeçar  i identifikuar si  Marjus Shkëmbi  dhe ka shpallur  në kërkim  Ergivio Hysën  pas vjedhjes së një automjeti në Yzberisht.

Dy të rinjtë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin më 25 prill 2025.

Reklama në FieriWeb - “”

Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Reklama në FieriWeb

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button