POLITIKËSTAR CHANNEL

Vota e diasporës/ Më pak se një javë nga nisja e procesit, rreth 20 mijë persona aplikojnë për t’u regjistruar, ja sa kërkesa janë refuzuar!

Sot është dita e gjashtë e nisjes së aplikimeve për regjistrimin si votues të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 11 majit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Referuar të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shifra e aplikimeve ka shkuar në 19.918, prej të cilave janë shqyrtuar 6.054 aplikime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga këto janë aprovuar vetëm 4.213 të miratuara, pra janë refuzuar 1841 prej tyre.
Kujtojmë se personave të cilat u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit, më 4 mars.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Capture

Ashtu siç ka qenë trendi që në ditën e parë. Aplikimet janë dorëzuar më shumë nga meshkujt, me 67.2 %, ndërsa vetëm 32.8 % e aplikimeve vijnë nga femrat.

Reklama në FieriWeb

Më shumë të interesuar për të aplikuar mbeten moshat e reja, me 30.7 përqind e aplikimeve që vijnë nga grupmoshat 26-35 vjeç.

Sa i përket shteteve, përqindja e aplikimeve paraqitet si më poshtë:

-Itali 30.5%
-Greqi 22.1%
-Gjermani 15.7%.

Related Articles

Back to top button