KRONIKËSTAR CHANNEL

Vra*ja e Florian Selimit në Fier, Apeli dënon me 12 vjet burg vëllain e Azgan Mërnicës i cili vrau efektivin e Shqiponjave.


Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 12 vite burgim Kiri Mërnican, vëllain e Azgan Mërnicës për vrasjen e Florian Selimit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjykata ka dhënë vendim dënimi dhe për Sadri Selacin, bashkëpuntorin e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime. 23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dukate Selimi nëna e Florian Selimit disa herë ka apeluar për drejtësi si në organet kompetente ashtu dhe në media.

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe z. Dritan Hasani, vendosi:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në lidhje me fajësinë dhe masën e dënimit për të pandehurit K. M, L. B e R. M sa i përket veprave të parashikuara nga nenet 323/1 e 278/1 të Kodit Penal, si dhe provat materiale e shpenzimet gjyqësore. 
-Ndryshimin e vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër si vijon: 
-Deklarimin fajtor të pandehurit K. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim. 
-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.
-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim. 
-Deklarimin fajtor të pandehurit L. B për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim. 
-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim. 
-Deklarimin fajtor të pandehurit M. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76,22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim. 
-Vuajtja e dënimit nga të pandehurit K. M, R. M, L. B dhe M. M të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button