KRONIKËSTAR CHANNEL

Vranë dy vëllezërit Kurtaj në Kurjan, Prokuroria Fier çon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2024 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëllezërit Gramoz Kurtaj dhe Lavdmir Kurtaj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në përfundim të hetimeve, është provuar se të pandehurit Altin Kuka, së bashku me djemtë e tij Ervis Kuka dhe Emarjusio Kuka, kanë bashkëpunuar në ekzekutimin e viktimave, duke përdorur armë zjarri tip automatik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dosjes hetimore, ngjarja nisi pas një konflikti të mëparshëm mes Ervis Kukës dhe djemve të viktimës Gramoz Kurtaj, ku i riu qëlloi me pistoletë drejt tyre dhe të atit të tyre. Pas komunikimeve mes tij dhe vëllait, arma tip “56” u mor nga Emarjusio Kuka, i cili e dërgoi në vendngjarje dhe nxiti Altin Kukën që të qëllonte drejt viktimave. Ky i fundit kreu ekzekutimin duke lënë të vdekur dy vëllezërit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Përveç tre autorëve kryesorë, Prokuroria ka dërguar për gjykim edhe:

Reklama në FieriWeb
  • Tomorr Zyka, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;
  • Y.K., për “Mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”;
  • R.H., për “Moskallëzim të krimit”;
  • E.H., për “Moskallëzim të krimit”.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Kukën, dy djemtë e tij dhe Tomorr Zykën, ndërsa për të miturit procedimi vijon në gjendje të lirë.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER

Vranë dy shtetas në Roskovec, Prokuroria Fier dërgon nëgjyq 7 persona, 3 për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., Er.K. dhe Em.K për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79, gërma ‘dh’ e Kodit Penal si dhe katër persona të tjerë për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim të krimit.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1375 të vitit 2024, u provua se të pandehurit A.K., Er.K., Em.K., në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kryer vrasjen e shtetasve G.K. e L.K.

Pak para se të ndodhte ngjarja, i pandehuri Er.K. ka patur një konflikt fizik me djemtë e viktimës G.K., si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës G.K. Pas komunikimit telefonik dy të pandehurit Em.K. dhe Er.K. janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.

Armën e zjarrit, automatik luftarak i modelit 56, me të cilën i pandehuri A.K. ka qëlluar viktimat G.K. dhe L.K., i pandehuri Er.K. i ka lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’imarrë në vijim i pandehuri Em.K. Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik luftarak, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka frenuar menjëherë para lokalit të tyre, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur të pandehurin A.K. të qëllojë me breshëri drejt tyre. I pandehuri A.K. ka shtënë ndaj viktimave G.K. dhe L.K. me armën e zjarrit automatik luftarak, të cilën ia mori nga dora të pandehurit Em.K.

Gjithashtu, për të njëjtën ngjarje, Prokuroria ka marrë të pandehur dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq të të pandehurve: T.Z., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal; Y.K..akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 278, prg. 3 e 4, dhe 280, të Kodit Penal; R.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal; dhe E.H. akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Related Articles

Back to top button