MOTITË NDRYSHME

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot


Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë reshjet do të jenë të dobta dhe lokale kryesisht në relievet malore. Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje intensive me shpejtësi 4-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Temperaturat parashikohen:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

në zonat malore 5 deri 19°C,

në zonat e ulëta 10 deri 26°C,

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

në zonat bregdetare 13 deri 26°C.

Related Articles

Back to top button