MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

Vranësira dhe temperatura në rritje, njihuni me “surprizat” e motit në këtë të enjte

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore do të jenë më të të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang territori.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi JUGOR duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button