BOTA

“Vraponi, dikush po godet me thikë njerëzit”, DETAJE nga terrori në Francë, 32-vjeçari para hetuesve: Më vrisni! Autori prej dy muajsh…


Katër fëmijë të vegjël dhe dy të rritur u plagosën në një sulm me thikë që ndodhi mesditën e së enjtes në qytetin francez Annecy.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Autori është 32-vjeçari sirian, “Abdalmasih H”, i martuar me një suedeze dhe baba i një fëmije tre vjeç , i cili ndodhet në duart e autoriteteve franceze. Në videot përkatëse të mediave që janë bërë publike nga vendi i sulmit, shihet edhe momenti i arrestimit të tij nga autoritetet policore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, brenda katër minutave, ata arritën të imobilizonin sulmuesin.  Sipas mediave franceze, duke cituar dëshmitarët okularë, sulmi me thikë ndodhi në orën 09:45 (koha lokale) me burrin të veshur me rroba të errëta dhe një çallmë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

32-vjeçari ka lindur në janar të vitit 1991 dhe nuk ka të dhëna në polici. Atij i është gjetur një kryq dhe siç ka deklaruar kur ka aplikuar për azil, ai është i krishterë me origjinë siriane dhe ka mbërritur në Suedi në tetor të vitit 2022. Gjithashtu, sipas një vendimi të prillit, i ishte dhënë statusi i refugjatit në Suedi. 26, 2023.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Siç raporton ERT, katër ditë më parë kërkesa e tij për azil u refuzua në Francë me arsyetimin se ai tashmë ka marrë azil nga Suedia, që të mund të lëvizte lirshëm në zonën Shengen. Njëkohësisht, në të njëjtin raport thuhet se procesi hetimor nuk ecën pa probleme, pasi burri bie përtokë dhe bërtet “më vrisni”, për pasojë autoritetet thërrasin një psikiatër-psikolog për ta ekzaminuar. Ata nuk e dinë nëse ai po aktron apo është një person jashtëzakonisht i shqetësuar.

Fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike për jetën

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Njëri nga të plagosurit është 22 muajsh, i dyti 3 vjeç, ndërsa dy të tjerët dy vjeç. Të katër fëmijët u dërguan me urgjencë në spitalet në Alpet Franceze dhe Gjenevë në gjendje kritike. Njëri nga katër fëmijët është nga Britania e Madhe, ndërsa 22-muajshja nga Gjermania.

Në Asamblenë Kombëtare të Francës u mbajt një minutë heshtje dhe deputetët u lutën për jetën e fëmijëve. Kryeministri i Francës dhe ministri i brendshëm i vendit shkuan në vendin e sulmit. Shkolla, e cila ishte vetëm 100 metra larg vendit të ngjarjes, u mbyll për arsye parandalimi ndërsa autoritetet i kishin mbajtur nxënësit jashtë godinës për arsye mbrojtjeje.

“Për një sulm absolutisht frikacak”, thotë presidenti francez, Emmanuel Macron, në një mesazh në Twitter. “Vendi është në gjendje shoku. Fëmijët dhe një i rritur gjenden duke luftuar për të mbetur gjallë. Mendimet tona janë me ta, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit”. Autori ka ecur për dy muaj në vendin e krimit, sipas dëshmitarëve.

Ka ecur për dy muaj në vendin e krimit, sipas dëshmitarëve

Për dy muaj, 31-vjeçari ka ecur i vetëm në zonën ku ka goditur me thikë gjashtë persona, katër fëmijë të vegjël dhe dy të rritur, sipas dëshmisë së cituar nga Rrjeti i radios franceze “France Bleu”.

“Ky njeri ishte çdo ditë në sheshin Annecy, nga mëngjesi në mbrëmje, dhe të gjithë e vunë re sepse ishte krejt vetëm”, tha një dëshmitar për radion lokale. Vihet re se opinioni publik francez është aq i tronditur sa qeveria ka kërkuar nga rrjetet sociale heqjen e videove të sulmit.

Çfarë thotë ish-gruaja e tij 

Rrjeti francez BFMTV arriti të gjejë nënën e fëmijës së tij që jeton në Suedi, me pretendimin e saj se  çifti u nda tetë muaj më parë.  Ish-gruaja e sulmuesit tha se nuk ka marrë lajme prej tij për katër muaj. Siç ka theksuar ai, para pesë vitesh është takuar me Abdalmasih H. në Turqi. Ai i tha asaj se vinte nga qyteti Hasakeh në Siri, i cili deri në vitin 2011 ishte shtëpia e një komuniteti të madh të krishterë dhe që atëherë ka qenë skenë e konflikteve të dhunshme. Çifti ndërsa jetonte nën të njëjtën çati jetonte në rajonin Trollhättan të Suedisë.

Kur u ndanë, ish-bashkëshortja e autorit vendosi të qëndrojë në vendlindje pasi aty ka një punë dhe një shtëpi. “Ai ishte një burrë ‘dashamirës’ derisa ishim bashkë që kujdesej për fëmijën tonë”, tha gruaja emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Dëshmitar okular i sulmit, ish-futbollisti i Atromitos

Dëshmitar okular i këtij sulmi ishte një ish-futbollist i Atromitos, Anthony Le Talec. Ish-sulmuesi i Doves përshkruan se nuk e kuptoi se çfarë ndodhi derisa pa disa njerëz duke vrapuar dhe i pyeti.

“I pyeta se çfarë po ndodhte dhe dikush tha, ‘ikni, ikni, ka dikush që godet me thikë njerëz. Ai ka goditur me thikë disa fëmijë, vraponi, ikni’”, tha Le Talec.

Sipas asaj që tha ai, ai e ka parë autorin e sulmit “të ndiqej nga policia pesë apo dhjetë metra pas tij, duke tentuar ta kapin”. “Unë vazhdova. Pashë fëmijë në buzë të liqenit, disa fëmijë në tokë. Disa fëmijë të lënduar, është e tmerrshme”, shtoi ai.

“Ai erdhi drejt meje, unë dola nga rruga dhe pashë që ai vrapoi drejt e te një gjyshi dhe e goditi me thikë”, ka thënë ish-lojtari i Atromitos në Instagram.

Related Articles

Back to top button