AKTUALITETKRONIKË

Vrasësi nuk po kapet, policia homazhe për kolegun e “Shqiponjave” të Fierit. I jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit

Ashtu siç edhe është njoftuar, përcillet sot për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja” 28-vjeçari Novruz Cenalia.

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkëmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Më pas arkëmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23-vjeçarin Azgan Mernica, i cili pas kryerjes së kësaj vrasje është ende në arrati.

Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit, por pa sukses duke vënë në pikëpyetje edhe efektivitetin e saj në gjurmimin e kriminelëve që nuk i kursejnë plumbat edhe ndaj vetë shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button