Banorë dhe të afërm në fshatin Graçan të Mallakastrës kanë komentuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në SHBA, ku ish-bashkëshorti vrau 32-vjeçaren shqiptare.
Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha fqinji.
“I ati i çupës ka qenë infermier ata ikën dhe rrinin në Fier”, tha një fqinje.