KRONIKË

Vrasja e 41 vjeçarit Elton Javori. Policia identifikon autorin e dyshuarz Postoblloqe mes Fierit dhe Vlores


41 vjeçari Elton Javori, u ekzekutua sot ne Fiet rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’. Policia informon se ka identifikuar autorin Agim Gashi ndërsa postblloqe janë ngritur në çdo aks rrugor për arrestimin e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Nje nga banoret e pyetur deklaroi se pasi degjoi krismat doli nga kafja dhe pa fqinjin e vrare, “ai ka babanë e nënën këtu, vëllezërit i ka në Gjermani. Nga erdhi kjo, Zoti e di. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”, u tha mediave lokale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “16 Prilli”, rreth 100 metra nga shtëpia e tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se vrasja Elton Javorit në Fier ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas burimeve një nga pistat është një krushqi e prishur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Teksa nuk ka ende shumë detaje për këtë vrasje, nga dëshmitë e banorëve të zonës mësohet se 41-vjeçari nuk njihej si problematik në zonë e as nuk rezulton me precedentë penalë.

Sipas policise Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Related Articles

Back to top button