KRONIKË

Vrasja e Ardian Nikulajt, “Daily Mail”: Tre britanikë, përfshirë edhe një nënë e re rrezikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës…


Media britanike ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një tjetër artikull vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin, pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në artikullin në fjalë shkruhet se tre britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, rrezikojnë të përballen me kalimin e pjesës tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e grupit për vrasjen e Nikulajt.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Biznesmeni Ardian Nikulaj, 51 vjeç, u godit gjashtë herë nga një person i armatosur në prill, krim që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë, përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare, ishin të përfshirë në ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shqiptari me nënshtetësi britanike, Edmond Haxhia, i kërkoi Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të zgjidhte një ngjarje të vjetër që kishte me Nikulajn, pretendojnë prokurorët.

Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg. Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit dëgjoi se të afërmit e Haxhias dhe Nikulajt ishin përfshirë në një ‘gjakmarrje’ të dhunshme që nisi nga përplasjet në një pikë karburanti.

Më 25 qershor 1997, në qytetin shqiptar të Lezhës, Gëzim Lekstakaj dhe Lorent Gjetja dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri Pëllumb Nikulaj, vëllain e Ardian Nikulajt. Më pas, në shtator të atij viti, Lekstakaj dhe Gjetja u qëlluan për vdekje në një sulm hakmarrjeje, të cilin besohet se e kishte organizuar Nikulaj.


Related Articles

Back to top button