KRONIKË

Vrasja e biznesmenit Hida në Lushnje, prova që u gjet në banesën e Bilbilit ‘fundosi’ 3 autorët



Një ndër provat kryesore që sipas prokurorisë e lidh Orgest Bilbilin me vrasjen e Besnik Hidës në 1 Tetor 2019 në Lushnjë, është një bllok shënimesh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai është gjetur dhe më pas sekuestruar nga policia në banesën që Bilbili kishte marrë me qira në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Siç thuhet në dosjen hetimore, shtëpia ndodhet në zonën e “Xhamllikut”, aty ku policia arrestoi krejt rastësisht njeriun e përfshirë në disa ngjarje kriminale në Lushnjë, Pogradec, Tiranë, dhe jo vetëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Blloku është gjetur në 10 Prill 2020, fiks 7 muaj pas vrasjes së Hidës. Pikërisht në të kishte disa shënime me bojë stilolapsi, ku ndër të tjera ishte targa “AA 764 NZ”, shoqëruar me “Benz-Mercedez”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Këto të dhëna i përkisnin makinës së Besnik Hidës, që mbeti i vrarë në verandën e një lokali nga breshëria e automatikut.

Prokuroria e Fierit, e ka tërhequr këtë provë nga një dosje të krimeve të rënda, ndërsa argumenton se kjo e dhënë, tregon qartë përgatitjen dhe mbledhjen e informacionit për viktimën.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Por grupi i hetimit thotë se përveç kësaj prove janë siguruar të dhëna se autorët pas kryerjes së krimit, kanë përdorur një mjet të dytë “Benz A Class” për tu larguar.

Makina është identifikuar dhe rezulton në pronësi të Ardian Ahmetaj alias “Pepe”, shok i Laert Haxhiut dhe është mjeti që ditën e vrasjes së Hidës, ka ndjekur nga pas automjetin e përdorur në vrasje tip “Fiat Croma”

Related Articles

Back to top button