BOTASTAR CHANNEL

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, policia: Vrasësi e sheh veten si hero, si shembull për t’u ndjekur

“E shihte veten si një martir, një hero, një shembull për t’u ndjekur.” Kështu përshkruhet Luigi Mangione, 26 vjeç, vrasësi i CEO-së së kompanisë së sigurimeve UnitedHealthcare, Brian Thompson, në raportin e parë të policisë për të.

Ky raport u hartua menjëherë pas arrestimit të tij nga oficerët që e morën në pyetje, dhe është parë nga The New York Times.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ata e ndaluan të hënën në orën 9 të mëngjesit, teksa ai po përdorte internetin falas të një McDonald’s në Altoona, një qytet me 40 mijë banorë në zemër të Pensilvanisë.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Në momentin kur ai uli maskën kirurgjikale për të pirë një kafe, një klient i rregullt e njohu nga buzëqeshja e tij.

Ishte e njëjta buzëqeshje që ai kishte drejtuar ndaj një recepsionisteje disa orë para se të vriste Thompson-in.

Ky gjest flirtues i rezultoi fatal. Pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie u përdorën nga policia për të shpërndarë foton e tij në mbarë Amerikën.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Oficerët e gjetën Mangione ulur në një tavolinë të veçuar, me laptopin e tij përpara dhe çantën e shpinës të vendosur në tokë.

Ai iu dorëzoi të njëjtën letërnjoftim të falsifikuar që kishte përdorur në Manhattan. Një hap i gabuar që ai komentoi me fjalët: “Nuk duhej ta kisha bërë.”

Kur oficerët e pyetën nëse kishte qenë kohët e fundit në Nju Jork, reagimi i tij ishte më domethënës se një pranim fajësie: ai filloi të dridhej.

Në çantën dhe makinën e tij, policia gjeti të gjitha provat që nevojiteshin për ta akuzuar: një armë me silenciator të krijuar me printer 3D dhe tre dokumente të tjera të falsifikuara.

Related Articles

Back to top button