KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK çon për gjykim Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, Fatbardh Licit dhe ka çuar për gjykim Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon, kjo e fundit e liruar pak ditë më parë nga qelia dhe e lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Tashmë pritet që Gjykata Posaçme të marrë vendimin nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për plotësim hetimesh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur ndaj të pandehurve akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa Eria Ago akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura në këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Motivi i vrasjes së Licit, në gusht 2018, sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button