Vrasja e Klaudio Prendit/ Lala: Polici që ndodhej me të ndoqi autorët, por i humbën gjurmët
Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për ekzekutimin e Klaudio Prengës.
Lala tha se atentati ndaj tij kanë qenë ndër më të organizuarit në vitet e fundit dhe se është qëlluar me shtatë plumba nga një pistoletë me silenciator.
Gazetarja shpjegoi se Prendi shoqërohej nga disa policë në lokalin ku qëndronte, të cilët e kanë dërguar në spital pas atentatit, ndërkohë që njëri prej tyre i ka ndjekur autorët, por më pas i ka humbur gjurmët e tyre.
“Vrasja e Klaudio Prendit, ndër ngjarjet më të organizuara që kanë ndodhur këto vite. Ai ka qëndruar në një lokal. E kanë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin që është shkëputur nga punonjësite e policisë.
Automjeti dyshohet se ka patur brenda tre persona. Afrohet dhe qëllon shtatë plumba me pistoletë me silenciator.
Tre plumba e kanë kapur në kokë dhe trup. Ka qenë i vdekur që në momentin e parë, pavarësisht miqve të tij që kanë tentuar ta çojnë në spital.
Një nga punonjësit e policisë ka tentuar ta ndjekë automjetin e autorëve, por më pas e ka humbur. I kanë shpëtuar edhe punonjësve të policisë.
Ata thonë nuk kemi patur dijeni për konfliktet apo problemet e Klaudio Prendit. Janë tre pista, njëra me lojrat e fatit. Problemi i dytë, tre konflikte për borxhe.
Prendi kishte vajtur në polici, kishte patur një përplasje me një person që nuk pranohej borxhi.
Pista e tretë, funksioni që ka patur Fran Prendi në drejtësi. E ka nisur karrierën në vitin 95’, gjyqtar në Tropojë, Pukë dhe nga 2006, gjyqtar të Krimet e Rënda.
KA dhënë vendime shumë të rëndësishme, me impakt shumë të lartë. Një ndër vendimet ka qenë ndaj Shullazit dhe grupit të tij kriminal.
Nuk ka fakte dhe indicie që e lidhin me funksionet por po shihet. Një vendim tjetër, për Salvatore Letician, që kreu masakrën në Bulevardin Zogu I.
Policia është përqëndruar edhe te lëvizjet jashtë shtetit, ka qenë në Dubai. Ka edhe udhëtime në vende të BE.
Në maj të vitit 2023, kur në Pukë po zhvillihej fushata për zgjedhjeve vendore, Klaudio Prendi, mbështeste kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, në përplasje me kandidatin e PS, pati përplasje të fortë dhe Prendi ka përdorur pistoletën pa leje, ka qëlluar në ajër. Pak ditë pas ngjarjes, ka shkuar në Pukë Edi Rama.
E kam konsideruar të papranueshme, që e etiketoi të ndjerin me termin “bandit”. Ai thotë “ai bandit që kap armën”. Nëse është bandit duhet të vepronte policia. Etiketon edhe gjyqtarin. Zoti Prendi është larguar me dorëheqje”, tha Lala.