KOSOVA

Vrasja e Liridonës/ Avokati i njohur ngre dyshimet e forta: Në burgun ku po mbahet Naim Murseli, tre autorët e krimit mund të organizojnë…


Avokati Tomë Gashi në një intervistë televizive hodhi dritë mbi petendimet e qarkulluara në media se ka pasur tentativa për të dëmtuar vrasësit e Liridonës në burg.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gashi, duke folur në cilësinë e avokatit, tha se praktikisht kjo është e pamundur në burgun e sigurisë së lartë ku ata po mbahen.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Avokati teksa evidentoi kushtet e mira të burgut, kritikoi organet ligjzbatuese që i ka lejuar tre të dyshuarit të jenë në të njëjtat ambiente.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas tij, Naim Murseli, Granit Plava, dhe Kushtrim Kokalla mund të bisedojnë me njëri tjetërin gjatë daljeve për ajrim dhe mund të sinkronizojnë deklarimet e ardhshme në gjykatë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai sugjeroi t’u ndryshohet godina ose të shpërndahen në burgje të ndryshme.

“Kushtet janë maksimalisht të mira, pasi kushte më të mira nuk ka. E thashë në mënyrë figurative që kemi të bëjmë me një “burg me 5 yje”, sepse secili ka dhomën e tij, ka tualetin dhe janë kushtet më të mira në të cilat jemi. Sa i përket sigurisë përveç që kujdeset stafi i këtij burgu, dhe nuk mund t’i ndodhë aktualisht asgjë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Nëse ia lejon gjykata, Naim Murseli mund të telefonojë avokatin ose vetëm familjarët e tij. Për mua është e çuditshme si avokat, si është e mudnshme një rast kaq i rëndë, që ata janë bashkarisht, po mbahen në të njëjtata ambiente dhe nuk do çuditemi nëse në seancën e radhës në gjykatë deklarimet e tyre do të jenë të sinkronizuar.

Burgun e bëjnë të rëndë të burgosurit dhe jo vetëm hapësirat. Kemi patur deklaratë të drejtorit që do merren masa të caktuara, qoftë me ndërrimin e lokacionit, të shpërndahen në tre burgje të ndryshme, qoftë në ndërrimin e pavilionit. E thënë me fjalë të thjeshta, kur ndërrohet pavilioni, ndërrohet ndërtesa por është burgu i njëjtë dhe këta nuk kanë mundësi të shihen gjatë shëtitjeve që i kanë rreth 2 orë në ditë”, Gashi.

Related Articles

Back to top button