KOSOVA

Vrasja e policit në Leposaviq, reagon Policia e Kosovës: U sulmuam me arsenal armësh, përfshirë edhe granata dore


Policia e Kosovës ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me sulmin me armë ndaj forcave të rendit në veri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në Leposaviq, rreth orës 3 të mëngjesit, u sulmuan me armë nga një grup i armatosur i paidentifikuar, dy zyrtarë policorë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për pasojë njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri është i plagosur në spital por jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë grupi i armatosur ka patur me vete arsenal armësh, duke përfshirë granata dore dhe zollë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më herët, kryeministri Kurti bëri me faj Serbinë për nxitjen e grupeve të tilla kriminale në veri të Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Related Articles

Back to top button