KRONIKË

Vrasja monstruoze e Pëllumb Metës, merret në pyetje vajza e martuar: Babi ishte autoritar!


Vajza e madhe e familjes së Pëllumb Metës, i vrarë dhe groposur në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij në Durrës, ka deklaruar para hetuesve se babai ishte autoritar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bedra Meta, e martuar, ka qëndruar me një linjë me deklaratat e pjesëtareve të familjes së saj lidhur me sherret e herëpashershme në familjen e tyre. Që në krye të herës ajo ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe e ka marrë vesh këtë kur ngjarja është bërë publike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por ajo ka deklaruar gjithashtu se babai i tyre ka qenë njeri autoritar dhe kërkonte që çdo gjë në familje të bëhej siç thoshte ai. Ajo po qëndron te shtëpia e gjyshërve të saj ku gjendet dhe e ëma, në Gjorm të Laçit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë lidhur me vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, bëhet e ditur se pritet të vijnë rezultatet e ekspertizës balistike nga loboratori shkencor në Tiranë për armën e krimit. Ajo është një pistoletë mod-54 ose siç njihet ndryshe TT.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se përveç intervistave të kryera deri tashti, ku janë dokumentuar ato të familjarëve të viktimës (dy djemve, dy vajzave, bashkëshortes dhe 3 pjesëtareve të familjes Qatja që kërkonin të bënin shkesi me Metët) do të kryhen edhe disa veprime të tjera praktike për ta plotësuar dosjen hetimore.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button