KRONIKËLAJMI FUNDIT
Vrasja në Fier/ Eltoni uli xhamin e makinës, Agim Gashi e qëlloi dy herë me pistoletë
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Fierin paraditen e kësaj të enjte.
35-vjeçari Agim Gashi ka ekzekutuar me armë zjarri pistoletë, 41-vjeçarin Elton Javori i cili lëvizte me një automjet tip “Porsche”.
Ai dyshohet se e ka pritur Javorin pranë banesës së tij dhe në një moment e ka ndjekur paralel me makinë. Por kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Gashi e ka qëlluar dy herë me pistoletë. 41-vjeçari ka tentuar të largohet me makinë, por si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë pak metra më larg.
Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer në rrugën “Llukan Toska”. Agim Gashi dhe viktima ishin përfshirë në një sherr para dy javësh ku ka pasur ofendime mes palëve. Ka dyshime se ky sherr mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.