AKTUALITETKRONIKË

Vrasja në Fier/ “Jam shtatzënë me fëmijën e viktimës”- M*sakrimi i 23-vjeçarit, rrëfehet bashkëshortja e autorit: E denoncova, policët thoshin ‘Hë se s’ju vrau vërtet’

E shoqja e Xhuljano Mihos, me të cilin 27-vjeçarja ishte në proces divorci, ka treguar se kishte denoncuar 39-vjeçarin në polici për shkak të kërcënimeve me jetë nga ana e tij, por sipas saj, uniformat blu nuk kanë marrë asnjë masë.

“Më thoshin ‘hë se nuk ju vrau vërtet’. Policia na përcillte me këto fjalë”, tregoi nëna e dy fëmijëve të mitur në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti.

Reklama në FieriWeb - “”

27-vjeçarja rrëfeu se ishte pajisur së bashku me të dashurin e saj Xhimi Bakajn me urdhër mbrojtje dhe se është shtatzënë me fëmijën e tij.

Kujtojmë se Xhuljano Miho masakroi me thikë Xhimi Bakaj, të dashurin e gruas së tij mbrëmjen e së premtes (5 Korrik) në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Jam shtatzënë me fëmijën e viktimës. Nuk e di nëse Xhuljano e dinte për shtatzëninë, por ishte i fiksuar. Para se të ikja nga shtëpia thoshte “unë të vras, e di që je e vdekur dhe s’je me tjetër”. Kërcënonte edhe familjarët e mi”.

Mesazhi zanor 24 orë para krimit, atë ditë nuk kam dalë nga frika as në darkë dhe as gjatë ditës. Ditën tjetër dola me frikë dhe ndodhi ajo që ndodhi. I ka shkuar një pjesëtari të familjes, “të lumtë që ke fëmijët afër se do të kisha bërë kasaphanë”, ia hidhte fajin familjes time mbi atë çfarë ndodhi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në polici kam shkuar mbi 7 herë, kam shkuar me video, me mesazhe ku thoshte do t’ju vras, do t’ju zhduk. Më thoshin ‘hë se nuk ju vrau vërtet’. Policia na përcillte me këto fjalë. nuk e thërrnin që ta merrnin në pyetje, apo ti thoshin që nuk rri larg se ka urdhër mbrojtje.

Ai më thoshte “paske bërë kallëzim ti moj, por nuk edi që unë i kam të gjithë miq, nuk më gjen gjë fare, perëndinë zbrite dhe s’ke shanse të shpëtosh nga mua. Unë dhe viktima kemi qenë të dy me urdhër mbrojtje”, tha 27-vjeçarja, e cila ka tre fëmijë të mitur me autorin e krimit.

Reklama në FieriWeb

Në një mesazh zanor kërcënues që autori i kishte dërguar të rëse, dëgjohej të thoshte: ’’Nëse do të prisni pas divorcit që ta bëni dhëndër Xhimi, nuk do ta gëzoni. Aty ku kam ngrënë unë bukë nuk hyn dot njeri…’’

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button