AKTUALITETKOSOVASTAR CHANNEL

Vrasja që tronditi Kosovën, vëllai i Liridonës: Fëmijët kanë kuptuar gjithçka

Familja e Liridona Ademajt ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës ndaj ish-dhëndrit të tyre Naim Murseli dhe tre të tjerëve për vrasjen e bijës së tyre.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Vëllai i Liridonës, Leonardi tha se vijojnë të kenë besim në drejtësinë kosovare dhekërkuan dënim maksimal për të akuzuarit. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Ne mirëpresim ngritjen e aktakuzës. Në emër të familjes ju falënderoj shumë të gjithëve, edhe prokurorinë, edhe hetuesinë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë, ajo çfarë duam ne është që gjykata sa më shpejtë të vendosë një dënim kapital të lehtësojë zemrat tona sado pak dhe të fëmijëve të saj”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Leonardi gjithashtu konfirmoi se të dy fëmijët e Liridonës, të cilët janë nën përkujdesjen e shtetit suedez, tashmë e kanë kuptuar të gjithë të vërtetën e ngjarjes. 

 “Takohemi me fëmijët, fëmijët kanë kuptuar gjithçka gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Për ta po kujdeset shteti, ata e dinë më mirë, sepse kanë psikologë dhe kanë njerëz adekuatë por çfarë shohim ne janë shumë të mërzitur”, shtoi Leonardi.

Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023 në një ngjarje që tronditi gjithë vendin pasi porositësi ishte burri i saj, Naim Murseli ndërsa akti u krye në makinë kur aty ishin edhe të dy fëmijët.

Në Prishtinë janë mbajtur edhe protesta në kërkim të drejtësisë për 30-vjeçaren e ndjerë. 

Related Articles

Back to top button