AKTUALITETKRONIKËRAJONI

Vrasje, arratisje dhe trafik droge/ Sherr masiv në burgun grek, humb jetën shqiptari, plagoset një shtetas i Kosovës


Alfons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje, ka mbetur i vdekur mesditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ngjarja ka ndodhur në sektorin nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.

Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Related Articles

Back to top button