Vrasje e dyfishtë në Dukagjin/ Dyshohet se dy persona janë vrarë me armë zjarri, një tjetër i plagosur

Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Kirit, në Dukagjin të Shkodrës, ku dyshohet se dy persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, një person tjetër dyshohet se ka mbetur i plagosur. Ngjarja raportohet në një zonë të thellë malore, duke vështirësuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje.
Forcat e Policisë janë nisur drejt zonës së Kirit për të verifikuar informacionin, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të mbledhur provat e para.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditur identitetet e viktimave dhe personit të plagosur. Gjithashtu, mbeten të paqarta motivet dhe rrethanat që kanë çuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Informacioni është paraprak dhe priten të dhëna zyrtare nga Policia pas mbërritjes së efektivëve në vendngjarje.




