KRONIKË

Vrasje me breshëri plumbash në Dukagjin, qëllohen babë e bir! I ati vdes, ndërsa djali plagoset (EMRAT)


Është qëlluar me breshëri plumbash në Dukagjin, mbi Zef dhe Gjin Gurin (babë e bir). Ka mbetur i vrarë Zef Guri, ndërsa djali Gjin Guri është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dy helikopterë të policisë janë nisur drejt Malësisë së Madhe.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Zef Guri bëhet me dije se ka qenë ish-efektiv i policisë pyjore.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjin Guri është një person me precedent penal, pasi në vitin 2015 ka shkëmbyer edhe zjarr me skuadrën e policisë, të zhvilluar në atë kohë. Ai ishte dënuar me vendim të formës se prerë më 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

E shkuara e Gjin Gurit

Më 15 nëntor të vitit 2021 Gjin Gurit i është vendosur një tritol në lokalin e tij në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit në Dukagjin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ndërsa autorët mbetën të pazbuluar.

Pronari i lokalit që ishte shënjestër e sulmit me lëndë plasëse, shtetasi Gjin Guri, është një person me precedent penal, sepse është dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ndërkohë, në vitin 2015 Gjin Guri u arrestua sërish nga Policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në kuadër të operacionit “Bjeshkët”.

Asokohe Gjin Guri ishte një person në kërkim ndërkohë që dyshohej edhe si personi që qëlloi ndaj Policisë në një aksion të efektivëve 6 vite më parë për të mbrojtur parcelat me kanabis në Njësinë Shosh në Dukagjin. “Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me grupet e FNSH-së Shkodër, mbi bazën e një plani operacional të mirorganizuar bënë të mundur kapjen në banese te personit të shumëkërkuar në fshatin Shosh, Dukagjin, shtetasin Gjin Guri, 38 vjeç”, njoftonte Policia më 27 shtator 2015.


Related Articles

Back to top button