KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrasje nga pakujdesia në fshatin Bogdan, Berat – 57-vjeçari humb jetën nga plumbi aksidental i bashkëfshatarit të tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan, në Berat, ku shtetasi Adriatik Toska, 57 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një qëllimi aksidental me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, 53-vjeçari Dhimitër Kuqi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të dy ishin duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër, që po dëmtoheshin nga derrat në arën e tyre. Gjatë përpjekjes për të qëlluar një derr, 53-vjeçari Kuqi ka shtënë aksidentalisht mbi Toskën, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Autori i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit dhe po merret në pyetje nga hetuesit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button