KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrau 20-vjeçarin në Korçë, pas disa orësh kërkime kapet autori i dyshuar, Kristjan Sterjo

Korçë – Pas disa orësh kërkimesh intensive, policia ka bërë të mundur kapjen e Kristjan Sterjos, i dyshuar si autor i vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë.

Sterjo është lokalizuar nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij, pas kontrolleve dhe kërkimeve të zhvilluara në zonë. Menjëherë pas kapjes, ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë, ku do të vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore.

Reklama në FieriWeb - “”

Ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Korçës, ndërsa policia nisi menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit dhe dokumentimin e provave që lidhen me vrasjen.

Ky është edhe momenti kur Kristjan Sterjo shoqërohet nga policia drejt komisariatit, pas kapjes së tij në afërsi të banesës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button