AKTUALITETKRONIKË

Vr*au 34-vjeçarin në Itali, dënohet me 12 vite burg Klajdi Mjeshtri

Klajdi Mjeshtri, i riu me origjinë shqiptare, i cili akuzohet se në qershor të vitit të kaluar dhunoi për vdekje Giuseppe Tucci, 34 vjeç është dënuar me 12 vite burg.

Ngjarja ndodhi më 11 qershor 2023 jashtë një lokali nate. Mjeshtri, 28 vjeç, debatoi me zjarrfikësin 34-vjeçar dhe shkak i sherrit u bë një vajzë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Familja e viktimës u shpreh e pakënaqur ditën e sotme pasi u njohën me vendimin e Gjykatës.

Vr*au 34-vjeçarin në Itali, dënohet me 12 vite burg Klajdi

Giuseppe Tucci

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Çfarë vendimi i neveritshëm, është turp”, thanë të afërmit e tij.

Ndërsa nëna e Giuseppe  tha:”Jeta e djalit tim nuk mund të vlejë kaq pak”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
Vr*au 34-vjeçarin në Itali, dënohet me 12 vite burg Klajdi

Prindërit e 34-vjeçarit të vrarë

Prokurori publik Davide Ercolani kishte kërkuar dënimin maksimal për Mjeshtrin.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Avokatët mbrojtës të shqiptarit, Massimiliano Orrù dhe Piero Ippoliti, argumentuan se shqiptari nuk veproi i shtyrë nga dëshira për të vrarë, por u përfshi në një sherr me zjarrfikësin dhe kërkuan që krimi të klasifikohej si vrasje nga pakujdesia.

Në hapje të seancës Mjeshtri i ka dërguar edhe një mesazh falje familjes së viktimës: “Nuk e kisha imagjinuar se do të përfundonte kështu”./vizionplus.tv

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button