KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrau gruan dhe më pas veten në Francë – flet nëna e autorit të dyshuar

Ka reaguar këtë të premte nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçarit shqiptar që dyshohet se vrau partneren e tij, Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, në Brest të Francës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Floresha Janaqi ka rrëfyer momentet pas ngjarjes tragjike, duke shpjeguar se lajmin e mori nga nusja e djalit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Sapo më mori nusja e djalit dhe më tha se Andoni ka vrarë veten dhe më pas atë. Flisja vazhdimisht me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat. Ata ziheshin shpesh. Ai kishte shumë dashuri për të, deri në marrëzi. Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di pse janë zënë, sepse ekonomikisht nuk kishin probleme”, u shpreh ajo.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nëna e 36-vjeçarit kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare për të sjellë trupin e të birit në atdhe.

Reklama në FieriWeb

“Kam edhe vajzën të sëmurë. I lutem shtetit të më ndihmojë për kthimin e trupit të djalit. Edhe familjes së vajzës i kërkoj falje. Më thanë të mos i marr, se nuk kam fytyrë t’u flas”, deklaroi e ëma.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, kur rreth orës 16:30 një banor i lagjes “Europe” njoftoi policinë pasi kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.

Pasi policia mbërriti në vendngjarje, trupat e çiftit u gjetën të pajetë, ndërsa pranë tyre ndodhej një pushkë gjahu. Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e autorit të dyshuar.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk kishte mbërritur ende në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë kur ndodhi tragjedia.

Related Articles

Back to top button