KRONIKË
Vrau me thikë bashkëjetuesen, dënohet me burgim të përjetshëm Ramiz Mici
Shtetasi Ramiz Mici që në Korrik të vitit 2022 vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi është dënuar me burgim të përjetshëm.
Mici është deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën që çifti kishte marrë me qira në lagjen “Skenderbej” në Elbasan. Mici qëlloi për vdekje me thikë 37-vjeçaren, braktisi trupin e saj të pajetë aty dhe u arratis. Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga pronarët e banesës shtirë në dysheme mbuluar me gjak.
Jetlira Elezi dhe Ramiz Mici ishin të dy të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme.