Vrau partneren në gjendje të dehur, del para gjykatës 39-vjeçari shqiptar
Para gjykatës së qytetit të Kretës Iraklio për procedurën e shfajësimit është paraqitur sot në mëngjes 39-vjeçari shqiptar që qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen rumune 4 ditë më parë.
Të shtunën 39-vjeçari Gentian Mino u paraqit në prokurori ku u vendos ndjekja penale për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe qarkullim me armë. 39-vjeçari kërkoi të shtunën afat ditën e sotme për procesin e shfajësimit para hetuesisë.
Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të, në rrugën Patroklou, në zonën e Kretës Kaminia, ku 39-vjeçari vrau të renë mëngjesin e së premtes së kaluar.
Sipas mediave lokale, autori duket se ka konsumuar një sasi të madhe alkooli para se të kthehej në shtëpi. Më pas pasoi një përleshje e egër me partneren e tij, sipas fqinjëve të cilët kanë thënë për median se javët e fundit çifti debatonte shpesh me zë të lartë.