KRONIKË

Vrau policin dhe djalin 8-vjeçar në Fier, 20 vite më parë. Kanadaja refuzon ekstradimin e të shumëkërkuarit në Shqipëri


Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë, ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 20 vite më parë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjykata kanadeze ka pranuar kërkesën e bërë nga vetë Brahimi, i cili ka kërkuar që të mos ekstradohet në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ëngjëll Brahimi u arrestua në muajin janar në Kanada, ku fshihej nën identitetin e Piro Kota, në mënyrë që t’i fshihej drejtësisë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa kërkesa për ekstradim ishte para gjykatës, Brahimi pranoi se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë kanadeze për ekstradimin, duke përfshirë se nuk kishte garanci në kërkesën për ekstradim se dëshmitarët nga gjyqi i mbajtur në 2001 janë ende të disponueshëm.

Ëngjëll Brahimi

Një problem tjetër, tha gjykatësi, përfshinte dëshmitarin kryesor, të venë e oficerit të policisë dhe provat që ajo ofroi më shumë se dy dekada më parë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjatë gjyqit, e veja identifikoi burrin që qëlloi burrin e saj përmes një grupi prej katër fotosh të paraqitura nga policia gjashtë muaj pas vrasjes së Braçes. Formacioni i fotografive nuk mund të gjendet tani, vuri në dukje Boucher ndërsa jepte vendimin e tij në gjykatën e Montrealit.

Autoritetet shqiptare kërkuan ekstradimin e tij më 19 maj. Ai akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier.

Ngjarja

E gjithë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance.

Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin po shkonin në plazh. Të gjithë po udhëtonin në mjetin Mercedes-Benz dhe kur po ktheheshin, makina është goditur me armë zjarri në fshatin Poro-Pishë ku humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar. Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benz.

Referuar asaj që shkruan mediat kanadeze, oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt një lumit Vjosë. Ndërkohë, gruaja e Braçes ka arritur ta shohë autorin dhe i ka bërtitur “kriminel më vrave djalin”. Në këtë momente, autori nuk i është përgjigjur, por ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.

Related Articles

Back to top button