AKTUALITETKRONIKË

Vrau recepsionistin në Himarë, prokuroria kërkon ekstradimin e Gerald Shehut në Shqipëri. Autori thotë se i rrezikohet jeta


Teksa në muajin qershor 2024 ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaronte se po bashkëpunonin ngushtësisht me autoritet Greke, duke shpresuar për një procedurë riatdhesimi të shpejtë në kufi të vrasësit Gerald Shehu, gati 3 muaj pas kësaj deklarate, situata e riatdhesimit dhe ekstradimit të Shehut nga Greqia në Shqipëri kë mbetur në shkaqe proceduriale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gerald Shehu, pronari i Hotel “Grecia” njëherësh i dyshuari kryesor për vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të recepsionistit të hotelit, Eraldo Nevruzi, ka kërkuar të mos ekstradohet në Shqipëri, pasi në këtë vend i rrezikohet seriozisht jeta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shehu ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi vetë Eraldo Nevruzi e kishte ofenduar dhe goditur i pari.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Për më tepër, Shehu tek autoritet Greke ka luajtur kartën e shtetësisë së tij Britanik dhe shtetësisë Greke të bashkëshortes së tij, duke argumentuar se kërkon që qëndrojë në Greqi ose Angli dhe jo të ekstradohet.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga ana tjetër dy javë më parë prokuroria e Vlorës, ka përcjellë zyrtarisht në Greqi të gjithë dosjen penale që bën fjalë për vrasjen e Eraldo Nevruzit, ku ndër të tjera ka kërkuar ekstradimin e Shehut në Shqipëri, duke garantuar palën greke se do ketë parasysh të drejtat e Gerald Shehut në këtë ngjarje të rëndë.

Prokuroria e Vlorës shpreson në një ekstradim të Gerald Shehut në Shqipëri, në mënyrë që ai të përballet me akuzën e rëndë të vrasjes dhe më pas fshehjen e trupit të pajetë të recepsionistit, Eraldo Nevruzi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Aktualisht për këtë ngjarje të arrestuar janë dhe dy punonjës të tjerë të hotelit në pronësi të Gerald Shehut, shtetasit Daniel Qose dhe David Larti, të cilët janë lanë në masën e sigurisë “arrest në burg”. 

Related Articles

Back to top button