KOSOVASTAR CHANNEL
Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë tre viktima.
Një 30-vjeçare e identifikuar si Ardita Gashi ka qëlluar me armë zjarri 45-vjeçarin Ilaz Brahimi, teksa ky i fundit ndodhej në mjetin e tij.
Më pas autorja e dyshuar është futur në banesën e nuses së xhaxhait, duke e qëlluar edhe atë të fundit, të identifikuar si Miradije Gashi, 73-vjeçare, e cila ka humbur jetën këtë të hënën në spital.
Pasi ka qëlluar nusen e xhaxhait, 30-vjeçarja ka plagosur edhe veten. Edhe pse iu ha ndihma mjekësore, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Motivet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë zbardhur, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorja ka pasur një lidhje dashurie me 45-vjeçarin që mbeti i vdekur.




