AKTUALITETKRONIKË

Vrau vëllain me armë zjarri, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 77-vjeçarin


Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 77-vjeçarin Nazif Musai në akuzë për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Më 6 mars të këtij viti, Musai vrau vëllain e tij Aziz Musai në fshatin Çukas i Vjetër të Lushnjes. Ngjarja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre për një rrugë ku kalonin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin N.M., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal. 

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.379, të vitit 2024, rezultoi e provuar se në datë 06.03.2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, ka pasur një konflikt fizik mes shtetasve N.M dhe A.M, vëllezër me njëri-tjetrin, lidhur me çështje pronësie. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë këtij konflikti, i pandehuri N.M, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, viktimës A.M, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button