BOTASTAR CHANNEL

Vritet 38-vjeçari që dogji Kuranin në Suedi

Njeriu që dogji një kopje të Kuranit në vitin 2023, duke shkaktuar protesta të dhunshme në shumë vende islamike, është qëlluar për vdekje në Suedi. Lajmi është bërë i ditur nga policia vendase, ndërsa sipas mediave suedeze, ai është Salwan Momika, një refugjat irakian 38-vjeçar, i cili u bë i njohur për djegien publike të kopjeve të Kuranit në Stokholm.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Viktima u qëllua për vdekje në banesën e tij në Sodertalje, njoftoi televizioni shtetëror suedez SVT. Në lidhje me hetimin e vrasjes janë arrestuar pesë persona.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në një shtëpi në lagjen Hovsjö. Brenda banesës efektivët gjetën Momikën të plagosur me armë zjarri. Ai u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Salëan Momika organizoi disa djegie të librit të shenjtë të Islamit në Suedi në vitin 2023, duke nxitur polemika kombëtare dhe duke ngritur zemërim në disa kombe myslimane dhe protestat që pasuan ndihmuan në nxitjen e tensioneve mbi emigracionin nga Lindja e Mesme dhe vendet kryesisht myslimane.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button