KRONIKËSTAR CHANNEL
Vritet 42-vjeçari në Sarandë/ Dy persona e qëlluan teksa po lëviznin me motor

Një vrasje me armë zjarri raportohet të jetë shënuar paraditen e kësaj të diele në Sarandë.

Atentati ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj.
Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar.
Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.




