AKTUALITET

Vritet e moshuara në Greqi, arrestohet një shqiptare: E dinte që kishte para në shtëpinë e 84-vjeçares

Një grua nga Shqipëria është akuzuar për vrasjen e një të moshuare më 12 tetor në Kamena Vourla, Greqi. Sipas informacioneve, gruaja ishte e afërt me 84-vjeçaren dhe e dinte se në shtëpinë e të moshuarës kishte para.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet u njoftuan më 12 tetor nga kushëriri i të moshuarës, i cili kishte humbur kontaktet me 84-vjeçaren prej më shumë se 24 orësh. Kur oficerët mbërritën në shtëpi, zbuluan se dera ishte e hapur por nuk kishte shenja të thyerjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Jo shumë larg derës, 84-vjeçarja u gjet e vrarë, ndërsa pranë saj kishte njolla gjaku dhe gjurmë këpucësh. Megjithatë, u konstatua se nuk kishte shenja përleshjeje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas hetimeve u konstatua se 84-vjeçarja kishte marrë një plagë në shpinë nga një objekt i mprehtë. Mediet greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptares së arrestuar.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button