KRONIKË

Vritet në Itali Klaudio Myrtaj, mediat: U qëllua me plumb në kokë në punishten e tij


Një shqiptar në Itali është vrarë me armë zjarri në Vernante, në zonën e Cueno. Sipas Rai News, viktima është identifikuar nga policia italiane si Klaudio Myrtaj 34 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas shtypit italian, vrasja ka ndodhur pasditen e së shtunës. Viktima u gjet me plagë arme në kokë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”


La Stampa, që ka publikuar foton e shqiptarit, shkruan se 34-vjeçari Klaudio Myrtaj ishte qëlluar me pistoletë në kokë, dyshohet me silenciator. Trupi i tij u gjet në një punishte, ku ai herë pas here punonte. Ndoshta për këtë arsye nuk u dëgjuan të shtëna arme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Sipas La Stampa, hetuesit dyshojnë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Viktima Klaudio Myrtaj

Related Articles

Back to top button