Vritet në Lezhë Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt
Eno Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt është ekzekutuar me armë zjarri këtë mbrëmje në Lezhë.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit dhe rrethanat e tij, por pritet që policia të japë detaje rreth ngjarjes.
Kujtojmë se Ardian Nikulaj u ekzekutua në prill të 2023 teksa ishte duke konsumuar kafe në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin.
Katër britanikët akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan.
Harry Simpson ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se në bashkëpunim me pesë persona të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e Nikulajt. Në Marok bë i mundur edhe arrestimi i protugezit Ruben Saraiva, i cili dyshohet se është vrasësi i Nikulajt.
Lidhur me këtë ngjarje në pranga ranë edhe katër shtetasit e tjerë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.
Haxhia, Hunt dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Tre të arrestuarit si dhe britanikja Harriet Bridgeman, akuzohen nga autoritetet në Shqipëri se janë financuar dhe porositur nga Edmond Haxhia për të vrarë biznesmenin dhe politikanin lezhjan. Edmond Haxhia është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.
Për këtë arsye dyshohet se vrasja e ndodhur pak minuta më parë në Lezhë të ketë lidhje me ekzekutimin e Ardian Nikulajt.